Mustafa rrezikon të mbetet ne opozitë, "aktivizon" modelin e vjetër qeverisës?
Kryetari i deritanishëm i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa mundë të mbetet në opozitë edhe pse ka fituar 14 këshilltarë në kuvendin komunal prej 38 sa ka gjithsejtë.Qeverisja gati 12 vjeçare e Mustafës ka krijuar pakënaqësi të mëdha tek shumica e partive opozitare shqiptare që po pamundëson një bashkëqeverisje me të tjerët, shkruan Titulli.com.
Partitë më mëdha opozitare në Preshevë, Alternativa për Ndryshim dhe Partia për Veprim Demokratik përbëjnë shumicë prej 21 këshilltarëve në kuvendin komunal të Preshevës dhe në rast të marrëveshjes mundë të qeverisin Preshevës gjatë mandatit të ardhshëm.
Sipas burimeve jozyrtare të Titulli.com, Mustafa mundë të provojë edhe një praktikë të vjetër të përsëritur gjatë qeverisjes së tij “blerjen” e këshilltarëve opozitar që do ta pamundësojë konstituimin e kuvendit komunal./Titulli.com/